Zbulohet arsyeja pse Djokovic mori rekomandim mjekësor për të mos u vaksinuar

Novak Djokovic mori rekomandim mjekësor për të mos u vaksinuar dhe për të qenë i pranishëm në “Australian Open” për shkak se e ka kaluar koronavirusin javët e fundit.

Sipas BBC, avokatët e tenistit serb, i cili nuk lejohet të hyjë në Australi për shkak se nuk është vaksinuar ndaj Covid-19, kanë paraqitur rezultatin pozitiv të PCR-së, që mban datën 16 dhjetor 2021.

Ndërkohë, familjarët e tenistit akuzuan se ai po mbahet i burgosur, deklarata të hedhura poshtë nga ministrja e Brendshme, Karen Andrews.

“Djokovic nuk është i burgosur, madje ai mund të largohet nga Australia kur të ketë dëshirë. Nëse kërkon të kthehet, autoritetet e kufirit do ta ndihmojnë që procedura të jetë më e lehtë”, tha ajo. /albeu.com/

 

 

 

 

 


Shtuar 8.01.2022 08:44