Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dhënë lajmin për ndërprerjen e ndeshjes Danimarka – Finlanda e vlefshme për EURO20.
Në minutën e 43’të, futbollisti Christian Eriksen ra në tokë pa ndjenja.
Ai dukej në gjendje të rëndë, kurse në mediat e huaja thuhet se pësoi një sulm kardiak.
Eriksen tani është nisur për në spitalin më të afërt, kurse UEFA njofton se për shkak të emergjencës mjekësore ndeshja është suspenduar./
The UEFA EURO 2020 match in Copenhagen has been suspended due to a medical emergency.
— UEFA (@UEFA) June 12, 2021