Pranë qendrës së Tiranës janë shënuar disa shoqërime të pazakonta.
Efektivët kanë hyrë edhe në ambientet pranë lokaleve, ku, sipas raportimeve, kanë ushtruar dhunë ndaj të rinjve.
Të lidhura
None found
Gjatë ndërhyrjes, qytetarë të tjerë kanë reaguar duke kundërshtuar shoqërimet e kryera nga policia.
Gazetari Osman Stafa ka deklaruar se situata përbën terror, duke theksuar se persona me kapuçë po shoqërojnë protestuesit pa mbajtur uniformë, por vetëm me një mbishkrim “Policia”.
Sipas Stafës, shoqërimet janë kryer në mënyrë terrorizuese, ndërsa efektivët kanë përdorur forcë dhe presion psikologjik ndaj protestuesve.





