Njihuni me lojtarët më të shtrenjtë në Europë sipas CIES (FOTO LAJM0

Në renditjen më të fundit 2-vjeçare të vlerësuar nga Observatori i Futbollit, CIES, janë 3 lojtarë anglezë në krye si futbollistët më të shtrenjtë në Kontinent.

Sipas algoritmit të CIES, fantazisti i Man. City, Phil Foden është i pari dhe më i shtrenjti ku vlerësohet 190 mln Euro, kjo është shuma minimale që Citizens duhet ta shesin.

Për të kuptuar algoritmin, CIES bën vlerësimin e lojtarëve në bazë të potencialit, performancave dhe mbi të gjitha gjatësisë së kontratës. Psh, Mbappe që ka vetëm një vit kontratë të mbetur me PSG, vlerësohet nga CIES, 118 mln Euro, pra vlera që një klub mund ta blejë por nëse do të kishte kontratë të gjatë, sigurisht do të ishte në vend të parë siç ka qenë për shumë kohë.

Në podium janë dy lojtarët e tjerë të Man. United, Greenwood dhe Rashford me nga 178 mln dhe 159 mln Euro. Më poshtë mund të ndiqni dhe renditjen e zgjeruar.

 


Shtuar 7.06.2021 17:21