Një nga lojtarët më në formë te Milani, Kessie jep përgjigjen prekëse

Lojtari më në formë i Milanit për momentin, Franck Kessie, ka bërë një deklaratë prekëse kur u pyet se ku e gjen energjinë për të vrapuar aq shumë gjatë një ndeshje.

24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë e ka lidhur energjinë e tij me varfërinë që kalojnë vendet afrikane duke u shprehur se një njeri në Afrikë ecën gati 30 kilometra ne këmbë për të siguruar bukën e gojës, ndërsa unë paguhem për të vrapuar.

“Unë nuk kam frikë të vrapoj shumë. Ndonjëherë shokët e mi të skuadrës pyesin: ‘Si e bën këtë?’ Unë përgjigjem se është e natyrshme për mua. Po fitoj shumë para për të mos djersitur në fushë. Në Afrikë, ka njerëz që ecin 30 kilometra çdo mëngjes vetëm për një copë bukë”, u shpreh mesfushori kuqezi. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 08:50