Një fitore larg titullit, Alonso: Nuk e kam mendjen te sfida e Bayern, duam ta fitojmë gjithçka me këmbët tona

Fitimi i titullit kampion në Bundesligë nga Bayer Leverkusen tashmë është çështje orësh.

Skuadrës së udhëhequr nga Xabi Alonso i duhet vetëm një fitore për t’u shpallur zyrtarisht kampion i Bundesligës.

Lerverkusen ditën e nesërme do të luajë ndaj Werder Bremer në shtëpi dhe fitorja për ta është mëse e rëndësishme për të festuar para tifozëve edhe titullin kampion.

Por fituesi mund të shpallet edhe ditën e sotme nëse Bayern Munich dhe Stuttgart do të humbisnin ndeshjet e tyre.

Në lidhje me këtë ka folur trajneri spanjoll. Alonso thekson se nuk e ka aspak mendjen te rivalët, pasi kërkon që gjithçka ta fitojë me këmbët e veta dhe se asgjë të mos jetë e “dhuruar”.

“Nuk duam të mendojmë shumë për rivalët. Jemi duke u përgatitur normalisht për ndeshjen. Fatmirësisht nuk është shansi i vetëm që kemi për t’u bërë kampionë. Por ne do të luajmë luajtur në shtëpi, kështu që padyshim që duam të fitojmë sfidën tonë.

Fitimi i titullit pas humbjes së Bayern dhe Stuttgart? Do të ishte një surprizë e madhe. Normalisht që kjo nuk ndodh. Dhe për të thënë të vërtetën ne preferojmë ta vendosim vetë në fushë”, ka përfunduar spanjolli.


Shtuar 13.04.2024 15:22