Rilind Nivokazi dhe Samuel Krasniqi ishin protagonistë nga Kosova në sfidën ku Sioni triumfoi 5-2 në transfertë ndaj Grasshoppersit.
Ekipi mysafir konfirmoi momentin e mirë që po kalon në Superligën e Zvicrës, duke marrë një fitore të thellë.
Të lidhura
None found
Nivokazi u aktivizua në minutën e 61-të dhe shumë shpejt ndikoi në rrjedhën e ndeshjes. Sulmuesi barazoi shifrat në minutën e 63-të, ndërsa gjashtë minuta më pas realizoi edhe golin e dytë personal, duke përmbysur rezultatin.
Në anën e Grasshoppersit shënoi Samuel Krasniqi, i cili e dërgoi topin në rrjetë përmes ekzekutimit të një penalltie.
Benjamin Kololli kontribuoi gjithashtu në fitoren e Sionit, pasi asistoi për Syllan në golin e katërt të ekipit, të shënuar në minutën e 82-të.
Për Nivokazin ky ishte goli i dytë në elitën e futbollit zviceran. Megjithatë, ai ende nuk ka arritur të fitojë një vend titullari, për shkak të formës së mirë që po kalon Boteli.
