Protesta e 108 kundër qeverisë po zhvillohet sot, më 15 shtator, në kryeqytet.
Fjalimet e aktivistëve kanë përfunduar, ndërsa gjatë tyre u shprehën kritika të ashpra ndaj politikave të qeverisë.
Të lidhura
None found
Pas mbylljes së fjalimeve, qytetarët kanë nisur të marshojnë në rrugët e Tiranës.
Me flamuj kombëtarë në duar, ata kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe thërrasin: “Dorëheqje”.
Që prej ditës së parë të protestës, kërkesa kryesore ka qenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilin qytetarët e akuzojnë për keqqeverisje dhe korrupsion të përhapur në strukturat qeveritare.
