Nis sfidën përballë Shqipërisë, Spaleti nis lutjet

EURO 2024 ka vendosur Italinë në “grupin e ferrit”, ku gjendet edhe Shqipëria, teksa ka pjesëmarrëse edhe Spanjën dhe Kroacinë. Një short shumë i vështirë për cilindo ekip, duke llogaritur situatën e të gjitha këtyre skuadrave dhe përbërjet.

Dhe trajneri Luçiano Spaleti, padyshim nuk ka qenë shumë i lumtur me këtë situatë që i ka dhuruar shorti në Hamburg. Në fakt, fjalët e tij të para pas këtij shorti, flasin dukshëm për ndjesitë që ka.

“Na ruajttë Viali!”, ishte deklarata e tij në intervistën për “Rai”, duke bërë të qartë se për të kaluar grupin duhet një ndihmë nga lart, më saktësisht nga ish-futbollisti i njohur i kombëtares italiane, Xhanluka Viali, i cili u nda në mënyrë tragjike nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.


Shtuar 2.12.2023 20:12