Nga protagonisti i Irakut në Botëror te ndalimi si i dyshuar për “terrorizëm” – Aymen Hussein u mbajt shtatë orë nga autoritetet amerikane

Aymen Hussein po kalon periudhën më të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist. Sulmuesi 30-vjeçar ishte figura kryesore në rrugëtimin e Irakut drejt një suksesi historik, duke e çuar përfaqësuesen në Kupën e Botës për herë të parë pas 40 vitesh.

Në Botërorin 2026, ai hyri sërish në historinë e futbollit irakian, pasi u bë vetëm lojtari i dytë nga Iraku që arrin të shënojë në një Kupë Bote. Goli i realizuar prej tij ndaj Norvegjisë në minutën e 39-të riktheu përkohësisht baraspeshën, përpara se Erling Haaland të shënonte dy herë për skandinavët.

Të lidhura

None found

Por, përpara se të dilte në skenën më të madhe të futbollit botëror, Hussein hasi në një përvojë të vështirë në Shtetet e Bashkuara.

Raportimet bëjnë të ditur se ai u mbajt për shtatë orë në aeroportin ndërkombëtar O’Hare të Çikagos, ku iu nënshtrua një verifikimi të hollësishëm nga autoritetet kufitare amerikane.

Si pjesë e procedurës, zyrtarët kontrolluan edhe fotografitë që ai kishte në telefon, përpara se t’i lejonin hyrjen në vend. Autoritetet amerikane thanë se rasti kishte të bënte me një “vlerësim individual në përputhje me ligjet e emigracionit dhe sigurisë, si dhe me çështjet e identifikuara gjatë inspektimit”.

Ky rast nxiti reagime të shumta në media dhe në rrjetet sociale. Romain Molina, gazetari i njohur i The Guardian, e kritikoi trajtimin që iu bë futbollistit irakian, duke e krahasuar me mënyrën se si merret në pyetje një person i dyshuar për terrorizëm.

“Ai iu nënshtrua një interviste shtatëorëshe sapo mbërriti në SHBA dhe u trajtua si një ‘terrorist i mundshëm’. Aymen Hussein është irakian dhe dukej sikur kjo mjaftonte për t’i mohuar të drejtat e tij”, shkroi Molina.

Kjo histori bëhet edhe më e dhimbshme kur merret parasysh e kaluara personale e lojtarit.

Babai i tij, një ish-oficer ushtarak, u vra në vitin 2008 në një sulm terrorist të Al-Qaedas, ndërsa vëllai i tij u rrëmbye nga pjesëtarë të ISIS-it. Trupi i këtij të fundit nuk është gjetur kurrë.

Pikërisht për këtë, mënyra se si Hussein u trajtua në hyrje të SHBA-së u pa nga shumë njerëz si veçanërisht e padrejtë, duke qenë se familja e tij ka qenë vetë viktimë e terrorizmit.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş