Nga Ibrahimovic te Ramaj, emrat me origjinë kosovare që mund t’i bashkohen “Dardanëve

Futbollistët me prejardhje shqiptare në diasporë mbeten një mundësi e rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës. Krahas lojtarëve që tashmë e kanë veshur fanellën e “Dardanëve”, në Gjermani, Zvicër, Austri dhe shtete të tjera evropiane po zhvillohen talente që në të ardhmen mund të jenë pjesë e ekipit kosovar.

Të lidhura

None found

Disa nga këta futbollistë kanë luajtur për ekipet e moshave të shteteve ku janë rritur, ndërsa të tjerë kanë pasur edhe komunikim të drejtpërdrejtë me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Arijon Ibrahimovic – Bayern Munich

Mes emrave më të spikatur është Arijon Ibrahimovic, i cili ka lindur më 11 dhjetor 2005 në Gjermani. Ai është formuar në akademinë e Bayern Munichut dhe aktivizohet si mesfushor ofensiv, por edhe në krah.

Ibrahimovic ka luajtur për Gjermaninë në disa grupmosha, përfshirë edhe U21, por ende nuk është paraqitur për Kosovën. Lidhja e tij me vendin vjen përmes prejardhjes familjare kosovare.

Për FFK-në, ai përfaqëson një opsion të rëndësishëm, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një futbollist të një klubi elitar dhe me përvojë në nivelet e larta të futbollit gjerman e evropian.

Yll Gashi – Bayern Munich II

Një tjetër lojtar i Bayern Munichut me rrënjë nga Kosova është Yll Gashi. I lindur më 17 janar 2008, ai luan si qendërsulmues dhe anësor.

Rrugëtimin e parë e bëri te Fuchse Berlin dhe Hertha Berlin, ndërsa më pas iu bashkua akademisë së Bayern Munichut. Në vitin 2026 u promovua te Bayern Munich II, ku realizoi edhe golin e parë për ekipin e dytë.

Gashi është aktivizuar me Gjermaninë nga U16 deri në U19, por rregullat i japin mundësinë të përfaqësojë edhe Kosovën ose Shqipërinë.

Rasti i tij ka marrë vëmendje të veçantë pasi Kosova ka shfaqur interes konkret. Në vitin 2025 u raportua se përzgjedhësi Franco Foda kishte udhëtuar në Gjermani për të zhvilluar bisedime me të, ndërsa në garë për ta bindur ishte edhe Shqipëria.

Erblin Osmani – Bayern Munich

Erblin Osmani bën pjesë ndër talentet më të rinj dhe më premtues të kësaj liste.

Ai ka lindur në Munich më 19 maj 2009 dhe është produkt i akademisë së Bayern Munichut. Osmani luan në mesfushë dhe në mars 2026, kur ishte vetëm 16 vjeç, debutoi me ekipin e parë të Bayern Munichut në Bundesliga, në ndeshjen kundër Union Berlinit.

Me prejardhje nga Gjilani, Osmani deri tani ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë.

Kontakti i Kosovës me të është konfirmuar. Në mars 2026, drejtori sportiv i FFK-së, Muharrem Sahiti, bëri të ditur se federata ishte në komunikim me familjen e Osmanit. Më pas, në qershor, lojtari i Bayern Munichut u takua me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, dhe vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, ai së fundmi mori edhe pasaportën tonë. Sipas ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, futbollisti ka zgjedhur t’i përfaqësojë “Dardanët”, megjithëse konfirmimi zyrtar nga FFK-ja ende pritet.

Diant Ramaj – Borussia Dortmund

Diant Ramaj konsiderohet një nga portierët shqiptarë më të njohur të gjeneratës së tij.

I lindur në Stuttgart dhe me origjinë nga Gjakova, ai u rrit futbollistikisht në Gjermani. Ramaj ka luajtur për Eintracht Frankfurtin dhe Ajaxin, ndërsa tani është pjesë e Borussia Dortmundit. Gjatë karrierës së tij ka qenë gjithashtu i huazuar te Heidenheim.

Portieri ka mbrojtur për Gjermaninë U18, U19 dhe U20, por nuk ka debutuar me ekipin e parë të këtij shteti.

Kosova e ka kontaktuar në disa raste dhe ka pasur një periudhë kur ekzistonte shpresa se Ramaj mund t’i bashkohej përfaqësueses kosovare.

Olti Hyseni – Brondby

Olti Hyseni është një tjetër futbollist që do t’i nevojitej Kosovës në një të ardhme të afërt.

Vetëm në moshën 19-vjeçare, anësori u transferua te klubi danez Brondby për një shumë rekord prej 2.5 milionë eurosh. Ai luan në krahun e majtë, një pozicion ku “Dardanët” kanë pasur vështirësi kohët e fundit.

Hyseni ka përfaqësuar Danimarkën nga U16 deri në U19, por mbetet i disponueshëm për të luajtur me Kosovën.

Gentrit Muslija – FC Wil

Gentrit Muslija është një portier i ri shqiptar që është formuar në Zvicër.

Ai aktivizohet te FC Wil dhe është pjesë e strukturës së St. Gallenit. Në sezonin 2025/26 u vendos si portieri i parë i Wilit, ndërsa huazimi i tij u zgjat edhe për një sezon tjetër.

Muslija ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës. Ai ishte pjesë e përfaqësueses zvicerane në Kampionatin Evropian U17 dhe më vonë debutoi edhe me Zvicrën U21.

Samuel Krasniqi – Grasshopper Zurich

Samuel Krasniqi, 21 vjeç, është pjesë e Grasshopper Zurichut.

Ai ka lindur në Aarau më 3 janar 2005 dhe disponon shtetësi zvicerane e kosovare. Pasi u zhvillua në sistemin zviceran të futbollit, në vitin 2026 mori ftesën e parë për Zvicrën U21.

Roli i tij kryesor është në krahun e majtë, por mund të angazhohet edhe në pozita të tjera sulmuese.

Selmin Hoxha – Zurich

Selmin Hoxha ka lindur më 24 maj 2003 në Uster të Zvicrës dhe luan si mbrojtës i djathtë për Zurichun, ku mban numrin 32.

Ai është rritur në akademinë e Zurichut dhe me ekipin e parë debutoi në vitin 2022.

Hoxha ka prejardhje nga Restelica e Dragashit dhe ka përfaqësuar Zvicrën U20.

Dion Kacuri – Austria Lustenau

Dion Kacuri është një nga rastet më të veçanta mes futbollistëve të përmendur.

Mesfushori qendror ka lindur më 11 shkurt 2004 në Baden të Zvicrës dhe ka origjinë kosovare. Prindërit e tij, Naim dhe Bukurije, janë nga Kosova.

Kacuri e nisi zhvillimin te Grasshopper Zurich, përpara se të kalonte te Baseli. Për sezonin 2026/27 është huazuar te Austria Lustenau.

Ai ka luajtur për Zvicrën nga U18 deri në U21 dhe, sipas të dhënave të fundit, numëron gjithsej tetë paraqitje me U21.

Së fundmi, Kacuri ka deklaruar se përfaqësimi i Kosovës është “ëndërr” për të.

Dijon Kameri – Cracovia

Dijon Kameri është një emër me interes të veçantë për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me Kosovën.

I lindur më 20 prill 2004 në Salzburg, ai luan në mesfushë dhe është produkt i akademisë së Red Bull Salzburgut. Kameri është paraqitur me ekipin e parë të Salzburgut në Bundesligën austriake dhe në Ligën e Kampionëve. Më pas ka qenë i huazuar te Grasshopper dhe Altach, ndërsa në vitin 2025 u transferua te Cracovia në Poloni.

Ai ka luajtur për Austrinë nga U15 deri në U21, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Në nëntor 2025, Kameri dha një sinjal të qartë në drejtim të Kosovës. Ai tha se e do vendin e prindërve të tij dhe konfirmoi se kishte qenë në kontakt me Franco Fodën.

Lutfi Dalipi – Vaduz

Lutfi Dalipi është sulmuesi që së fundmi ka tërhequr vëmendjen në Zvicër me paraqitjet e tij për Vaduzin.

20-vjeçari ka luajtur për Zvicrën, por mund të përfaqësojë edhe Kosovën, Shqipërinë ose Portugalinë, pasi nëna e tij është portugeze.

Gjatë këtij edicioni, ai ka shpërthyer në kampionatin zviceran, ku ka regjistruar katër gola dhe shtatë asistime, duke përfshirë edhe ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Kosova do ta nisë këtë muaj edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Ndeshja e parë do të luhet më 24 shtator ndaj Irlandës, ndërsa “Dardanët” do të përballen dy herë edhe me Austrinë dhe do të luajnë kundër Izraelit.

Lista e Franco Fodës pritet të publikohet më 18 shtator, ndaj nuk do të ishte befasi që ndonjëri prej këtyre futbollistëve të përfshihej në të.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetofficejojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabet