Rezultati i zgjedhjeve rajonale në Saksoni-Anhalt përbën një sinjal të drejtpërdrejtë për politikën federale në Berlin, deklaroi Lars Klingbeil, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë dhe zv.kancelar në qeverinë e koalicionit të drejtuar nga Friedrich Merz.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për transmetuesin publik ZDF, Klingbeil tha se rezultati duhet ta shtyjë qeverinë federale të rishqyrtojë qasjen e saj politike.
“Rezultati i zgjedhjeve është një arsye që qeveria federale të rishqyrtojë politikat e saj”, u shpreh ai, duke shtuar: “Dhe jini të sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”.
Sipas projeksioneve, partia e ekstremit të djathtë AfD pritet të marrë 44.5% të votave në Saksoni, më shumë se dyfishin e rezultatit të parashikuar për partinë e kancelarit Merz. Kjo e fundit vlerësohet se do të sigurojë vetëm 18.5% të votave, duke shënuar një përgjysmim krahasuar me rezultatin e saj të fundit.
