Nesër nis sezoni i ri i Formula 1, Verstappen në “pole position”

Sezoni i ri i Formula 1 (2021) fillon nesër në Bahrain.

Piloti i Red Bull, Max Verstappen do ta filloj garën nga ‘pole position’ – pas një paraqitje fantastike në fazën kualifikuese.

Pas pilotit belg janë radhitur dyshja e Mercedes, Lewis Hamilton (kampioni botëror) dhe Valtteri Bottas.

Nga pozita e katërt do ta filloj garën piloti i Ferrarit, Charles Leclerc.

Fernando Alonso i rikthyer në F1 këtë vit, garën e nis nga pozita e 9’të./


Shtuar 27.03.2021 17:18