4 ditë kërkime, mbërrin në banesë trupi i heroit Arjan Sala

Pas 4 ditësh kërkime, ka mbërritur në banesën e tij trupi të riut Arjan Sala I cili humbi jetën në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë ndërkohë që po shpëtoi të paktën 20 persona.

Këtë pasdite, trupi i gjetur në rrënojat e zjarri është dërguar në morgun e Tiranës, ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë që po sot do të përcillet për në banesën e fundit ku do të prehet.

I riu është konsideruar si një hero i vërtetë pasi humbi jetën teksa shpëtoi punëtorët e tjerë në këtë magazinë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.03.2021 17:17