Në Spanjë plasin “bombën”, rivalët e Barcelonës mendojnë për transferimin e Lewandowskit

Robert Lewandowski është një lider te skuadra e Barcelonës. Për të ardhmen e tij kohët e fundit është folur shumë, teksa tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër “big”.

Sipas gazetarit Ruben Uría bëhet me dije se Atletico Madrid mendon transferimin e Robert Lewandowskit.

Rivalët e katalanasve po shikojnë mundësinë për të përforcuar repartin e sulmit në merkaton e verës dhe 35-vjeçari pëlqehet nga drejtuesit e “Colchonero”.

Burimi në fjalë thekson se Atletico është e gatshme të shpenzojë për transferimin e Levas. Ndërkohë nga ana tjetër kujtojmë se sulmuesi polak është në vitin e dytë te Barcelona, teksa këtë sezon ka shënuar 20 gola.


Shtuar 20.03.2024 15:39