Në rast largimi te Keita e Wijnaldum, Liverpool do të tentojë yllin e Juventusit

Liverpool është duke punuar për zëvendësuesin e mesfushorit,  Ëijnaldum i cili është duke shkuar drejt Barcelonës.

Së fundmi raportohet se edhe Naby Keita mund të largohet drejt Realit, dhe nënshkrimi më një mesfushor tjetër kthehet në detyrim.

“The Reds” po shohin mundësinë e nënshkrimit me mesfushorin e Juventusit, Aron Ramsey.

Sipas Calciomercato, e ardhmja e Ramsey nuk është e garantuar te Juventus dhe gjiganti anglez është duke shikuar mundësitë e transferimit së ish yllit të Arsenalit.

Ramsey nuk ka gjetur formën që nga kalimi në Torino në vitin 2019, derisa këtë edicion shpesh herë ka qenë i lënduar dhe ka realizuar dy gola duke dhuruar pesë asistime.

Gjithashtu rikthimi në “Emirates” është mundësi e hapur, kurse interesim për uellsianin ka shprehur edhe Ëest Ham./albeu.com/


Shtuar 23.03.2021 10:50