Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini dalë në konferencë për shtyp ku ka folur për ndeshjen ndaj Zvicrës e vlefshme për kualifikueset e botërorit, Katar 2022.
Italiani në konferencën për shtyp theksoi se e ka skuadrën e gatshme, në përjashtim të Verrattit që ka disa shqetësime mirëpo ka një shans për t’u paraqitur ndaj skuadrës së Zvirës.
“Djemtë janë të gjithë mjaft mirë, përveç Verrattit që pësoi një goditje në gju, por është më mirë sot, le t’i vlerësojmë të gjithë në mëngjes sepse nuk kanë kaluar as 48 orë. Nesër do të jetë një ndeshje ku do të na duhet të garojmë, kemi nevojë për lojtarë që janë gati”, është shprehur Mancini në prag të ndeshjes ndaj Zvicrës.
Mancini kërkon që ekipi i tij të shikojë përpara, pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian: “Ne nuk mund të mendojmë më për mbrëmjen e 11 korrikut. Ishte një mbrëmje e bukur por ne nuk mund ta mendojmë më, në futboll nuk mund të bllokohesh në kujtime.
Mancini nuk la pa folur për barazimin e fundit ndaj Bullgarisë duke thënë se ishte një rezultat zhgënjyes, megjithatë nëse ata luajnë njëjtë edhe ndaj Zvicrës, ata do të kenë një shans të mirë për të fituar.
“Djemtë u zhgënjyen sepse ndeshja duhej të kishte përfunduar me një rezultat tjetër. Por unë mendoj se me të njëjtën paraqitje nesër do të kemi një shans të madh për të fituar.
“Nuk ka shqetësime të formacioneve, të gjithë do të jenë të rëndësishëm. Ne jemi mjaft të qetë, por duhet të fitojmë sepse humbëm pikë në ndeshjen e fundit. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, si gjithmonë kur përballemi me Zvicrën. Por ne kemi cilësitë për të fituar”, përfundoi trajneri i Italisë.
Nëse Italia del e pamposhtur nesër mbrëma ndaj Zvicrës do të vendosin rekord të ri për ecurinë më të gjatë pa humbje në histori të Kombëtareve, duke e tejkaluar rekordin e Spanjës dhe Brazilit të cilin e mbajnë me nga 35 ndeshje radhazi pa humbje.