Ndeshja me Zvicrën, Deschamps: Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e tyre

Franca dhe Zvicra do të takohen sonte nga ora 21:00.

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Zvicrës do të përballen sonte nga ora 21:00.

Trajneri francez Didier Deschamps para ndeshjes e ka vlerësuar shumë skuadrën e Zvicrës:

Është një ndeshje e raundit të 16, luhet për një vend në çerekfinale, ne ishim favoritë para fillimit të Evropianit, por edhe unë, edhe lojtarët e mi jemi të vetëdijshëm për cilësinë e kësaj skuadre të Zvicrës”.

“Ata kanë pikat e tyra të forta dhe janë të aftë të bëjnë gjëra të mira.Këtë e tregon edhe fakti që ata gjinden në pozitën e 13-të në ranglistën e FIFA-s.Kjo i takon skuadrës dhe trajnerit të tyre Petkovic, i cili ka bërë punë shumë të mirë në kohën e tij si trajner i Zvicrës”.

Fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës. 


Shtuar 28.06.2021 14:40