Ndaj Italisë në finale, Anglia nis “studimin” e grave të futbollistëve (FOTO LAJM)

Italia siguroi një vend në finalen e madhe të “Euro 2020”, pasi mundi Spanjën me 11-metërsha të martën.

Të dielën, “axurrët” do të përballen me Anglinë për titullin kampion dhe media angleze e ka parë të arsyeshme që mos të bëjë analizën e lojës së italianëve, por të “studiojë” partneret e tyre.

“Daily Mail” shkruan: “Skuadrës së Italisë i është bashkuar në aventurën evropiane edhe ekipi i partnereve bukuroshe, por që të dielën në Wembley nuk do të jenë të pranishme për shkak të kufizimeve të udhëtimit. Partneret përfshijnë një influencer fitnesi, një nënë e 3 fëmijëve dhe një modele Instagrami me mbi 1 milion ndjekës”.


Shtuar 9.07.2021 15:49