Moratti: Çfarë vendimi do të jepej nëse Juve-Inter do të luhej me VAR në vitin 1998

Inter – Juventus gjithmonë ka qënë një derbi ku të dyja ekipet luftonin jo vetëm për 3 pikë , por edhe për reputacion.

Nëse kthehemi pas në kohë, ndeshja Juventus-Inter në vitin 1998 ka qënë një sfidë me shumë episode e ngjarje të ndryshme që ende sot e kësaj dite diksutohet nga analistë e tifozë.

Për këtë gjë, ka folur ish-presidenti i Interit , Massimo Moratti në një intervistë.

“Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur Var në atë ndeshje në “San Siro? Unë mendoj se do të ishte njësoj, sepse pas VAR-it, do të kishte njerëz që mendonin në të njëjtën mënyrë siç u vendos në atë ndeshje. Pra asnjë vendim i kundërt”, tha Moratti duke “thumbuar” sistemin e atëhershëm të kapur nga Moggi me shokë./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 11:52