Rrugëtimi i mrekullueshëm i Mitrovicës në kompeticionet evropiane vijon. Skuadra kampione e Kosovës ka arritur të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për femra, duke triumfuar 2-0 përballë kampiones së Bullgarisë, Ludogorets Razgrad.
Të lidhura
None found
Dueli vendimtar i raundit të parë kualifikues të këtij kompeticioni prestigjioz u luajt ditën e shtunë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin kosovar.
Të besuarat e trajnerit demonstruan edhe një herë vlerat e tyre teknike dhe taktike, duke kontrolluar ndeshjen ndaj rivaleve bullgare dhe duke marrë një fitore plotësisht të merituar.
Aurora Mulliqi dhe Gresa Berisha ishin protagonistet që shënuan golat vendimtarë, duke i siguruar formacionit kosovar një tjetër arritje historike në arenën ndërkombëtare.
Ky sukses i rëndësishëm vjen menjëherë pas paraqitjes impresionuese të Mitrovicës përballë kampiones së Moldavisë, Zimbru Chisinau, të cilën e shkatërruan me rezultatin e thellë 10-0 vetëm pak ditë më parë.
