Konjufca pret të dërguarin e Omanit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me ambasadorin e posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Shejh Abdulaziz bin Abdullah Al-Hinai.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Omanit, duke u përqendruar te forcimi i lidhjeve diplomatike, zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe krijimi i mundësive të reja për investime.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Konjufca vlerësoi raportet miqësore Kosovë-Oman dhe nënvizoi nevojën për intensifikimin e dialogut politik, si dhe për identifikimin e fushave të reja me interes të përbashkët.

Takimi pritet të ndihmojë në avancimin e marrëdhënieve diplomatike dhe në zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit.