Milani publikon fanellat e sezonit e të ri (FOTO LAJM)

AC Milan ka bërë publike fanellën e parë për edicionin e ri 2021/22.

“Rossonerët” do vazhdojnë të mbajnë ngjyrat kuq dhe zi, derisa fanella është e ndërtuar nga Puma.

Përmes një video në Twitter, Milan ka publikuar fanellën që do mbajnë për ndeshjet si vendas në sezonin tjetër.

Ndërkohë, Milan vazhdon të garojë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ku i duhet të fitojë dy ndeshjet e radhës.


Shtuar 11.05.2021 10:34