Grabitje e përgjakshme në Greqi: Hajdutët torturojnë dhe mbysin nënën 20-vjeçare, largohen me para dhe bizhuteri me vlerë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi. Disa grabitës janë future në një shtëpi, ku kanë torturuar dhe vrarë nënën 20-vjeçare.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë së shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj, 32-vjeç, ishte i lidhur pas një karrigeje në dhomën e gjumit, shkruajnë mediat greke.

20-vjeçarja e vrarë

Autorët gjithashtu vranë dhe varën qenin e familjes.

Dëshmitë e deritanishme tregojnë se vdekja e gruas erdhi nga mbytja. Sipas asaj që është bërë e njohur, burri është një pilot i Aviacionit Civil, ndërsa gruaja që ra viktimë e grabitësve të pamëshirshëm ishte studente në Britani.

Bashkëshorti i 20-vjeçares

Ata rrëmbyen 15,000 euro dhe bizhuteri me vlerë 10-15,000 euro dhe u larguan.

Shtuar 11.05.2021 10:05