Milani “plotësohet” në sulm, Rebic dhe Origi gati ndaj Empolit

Milani do të jetë me më shumë alternativa në sulm përballë Empolit, ndeshje e cila vjen para duelit të madh me Chelsean.

Më në fund Pioli do të ketë në dispozicion të gjithë sulmuesit, përvvec Ibrahimovic.

Ante Rebic, Divock Origi të kthyer nga dëmtimi, Giroud dhe gjithashtu Leao që kthehet pas pezullimit.

Ndërkohë një mungesë e madhe për “kuqezinjtë” pritet të jetë Theo Hernandez, periudha e rikuperit të të cilit ende nuk është sigurtë, duke vënë në dyshim edhe ndeshjen ndaj Chelsea./albeu.com


Shtuar 22.09.2022 09:17