Milan është i interesuar për Mahrez, anësori i Man City vlerësohet në 40 milionë euro

Riyad Mahrez mund të transferohet në Serie A.

Milan është i interesuar për anësorin e Manchester City, sipas La Gazzetta dello Sport.

Kuqezinjtë duan të forcojnë pozitën e mesfushorit të djathtë. Fillimisht, opsioni kryesor i Milanit ishte Domenico Berardi, por klubi mendoi se 30 milionë euro të kërkuara nga Sassuolo ishin shumë për këtë lojtar.

Transferimi i mundshëm i algjerianit vlerësohet në 40 milionë euro. Vihet re se Milani është në siklet nga paga e lojtarit, 6 milionë euro në vit. /albeu.com/

 


Shtuar 27.04.2022 14:11