Messi regjistron rekordin e errët në karrierë (FOTO LAJM)

PSG arriti të triumfojë sonte me një përmbysje 2-1 ndaj kampionit Lille..

Pas përfundimit të pjesës së parë, Messi u largua nga fusha duke u zëvendësuar nga Mauro Icardi me të filluar pjesa e dytë.

Sidoqoftë, Messi pasiqë nuk realizoi sonte në 45 minutat e parë, tashmë argjentinasi ka regjistruar një rekord negativ në nivel klubesh në karrierë.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 2005/06 që Lionel Messi nuk arrin të shënojë apo asistojë të paktën një gol në ligë deri në fillim të nëntorit.

Në pesë ndeshje të zhvilluara me PSG-në këtë sezon në Ligue 1, ai nuk ka realizuar asnjë gol, asnjë asist. /albeu.com/


Shtuar 29.10.2021 23:48

Tags: ,