Messi: Ne duam finalen

Lionel Messi ishte protagonist për Argjentinën në çerekfinalet e Kupës së Amerikës ndaj Ekuadorit, pasi dha dy asiste dhe shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke kualifikuar “albiçelestët” në gjysmëfinale.

Në përfundim të ndeshjes, kapiteni i Argjentinës pranoi se rezultati është disi i gënjeshtërt, pasi përballja me Ekuadorin nuk ishte aspak e lehtë dhe u zgjidh vetëm pas shënimit të golit të dytë nga Lautaro Martinez.

“Ekuadori është një skuadër që punon mirë, lufton shumë dhe ka shumë energji, pasi ka shumë djem të rinj,. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kështu rezultoi. Ndeshja ishte shumë e luftuar derisa shënuam golin e parë, ndërsa më pas në fund ishim me fat, duke shënuar edhe dy herë të tjera. Synimi ishte tw arrinim në katër të parat. Rekordi i golave ​​të Pele? Çmimet individuale janë dytësore. Ne jemi këtu për më shumë, dhe dua përgëzoj ekipin për punën që po bëjmë. Kemi një qëllim dhe do të luftojmë për të. Kolumbia ka lojtarë me përvojë, janë shumë të shpejt, por ne duam finalen “, deklaroi Messi.


Shtuar 4.07.2021 12:28