Mes shumë emocioneve mbyllet në barazim ndeshja mes Liverpoolit dhe Newcastle (VIDEO)

Newcastle nuk e ka lejuar Liverpoolin që të marrë pikët e plota në këtë ndeshje, duke barazuar në fundin e ndeshjes rezultatin në 1-1.

Rastet e shumta të shpërdoruara gjatë pjesës së parë, i kanë kushtuar Liverpoolit që të marrë vetëm një pikë nga ky takim.

Në minutat e para të takimit, Mohamed Salah 3′ shënojë golin e vetëm për The Reds.

Gjatë gjithë pjesës së parë, skuadra e Liverpoolit kishte shumë raste shënimi, por nuk arriti një gjë të tillë.

Newcastle u ‘ringjallë’ në pjesën e dytë, për të shënuar dy herë në fundin e ndeshjes dhe arriti të marrë një pikë në ‘Anfield’ ndaj Liverpoolit.

Goli i parë i shënuar nga Callum Wilson në minutat shtesë u anulua për shkak të një pozite të parregulltë, mirëpo jo edhe ai nga Joseph Willock.

Me golat e Salah dhe Willock, ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1 dhe tani Liverpool rrezikon të mbesë jashtë garës për Ligën e Kampionëve.


Shtuar 24.04.2021 16:14