Matthäus kërkon ndryshim të thellë te Gjermania: Kimmich duhet të mbetet pika e referimit

Pas daljes së parakohshme të Gjermanisë nga Kupa e Botës, legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthaus ka kërkuar një rindërtim të Kombëtares, duke theksuar se Joshua Kimmich duhet të vijojë të ketë rolin kryesor në ekip.

Të lidhura

None found

Sipas ish-kapitenit të Gjermanisë, mesfushori i Bayern Munichut duhet të mbetet udhëheqësi i skuadrës edhe në ciklin e ardhshëm, ndërsa ai përmendi edhe disa lojtarë të tjerë që, sipas tij, mund të shërbejnë si themel për një periudhë të re.

“Unë ende e shoh Joshua Kimmich si shtyllën kurrizore dhe kapitenin e ekipit. Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck gjithashtu mund të jenë fytyrat e reja të kësaj skuadre”, shkroi Matthäus në kolonën e tij për Sky.

Fituesi i Kupës së Botës 1990 e përfshiu edhe Kai Havertzin mes emrave që mund të marrin më shumë përgjegjësi në repartin ofensiv, por nënvizoi se vendosja e tij në fushë dhe detyrat konkrete duhet të përcaktohen nga trajneri i ri i përfaqësueses.

Një pikë tjetër që, sipas Matthäus, mbetet pa zgjidhje te Gjermania është edhe posti i portierit. Ai vuri në dyshim vazhdimësinë e gardianit aktual titullar dhe bëri thirrje që të merret një vendim i qartë për këtë repart.

“A duan të vazhdojnë me Oliver Baumann? Me Jonas Urbig ke një portier tek i cili mund të mbështetesh”, u shpreh ai.

Matthaus theksoi se lëvizjet te Kombëtarja gjermane nuk duhet të ndalen vetëm te pankina e trajnerit, por duhet të përfshijnë një riorganizim më të gjerë të skuadrës, me objektivin për ta kthyer Gjermaninë sërish mes fuqive kryesore të futbollit botëror.


BetinejojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet