Marrëveshja dukej e mbyllur, por dështon transferimi i sulmuesit të Kombëtares te rivali italian

Transferimi i Cristian Shpendit te Cremonese, i cili pritej të zyrtarizohej së shpejti, ka marrë një kthesë të papritur dhe nuk është finalizuar.

Sipas raportimeve të para, klubi i Cremoneses do t’i paguante Cesenës 4 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Kombëtares. Shpendi pritej të firmoste me skuadrën e re deri në vitin 2030.

Të lidhura

None found

Arsyet e mosrealizimit të marrëveshjes, e cila ishte në pritje vetëm të konfirmimit zyrtar, ende nuk janë bërë të ditura. Për rrjedhojë, Cristian Shpendi do të vazhdojë të luajë për Cesenën në Serie B.