Vdekja misterioze e ish-partneres së Charles McGonigal, mesazhet që Allison Guerriero publikoi pak para se të ndërronte jetë

Vdekja e ish-partneres së Charles McGonigal, Allison Guerriero, është e mbushur me mister, ndërsa babai i saj thotë se “ajo kurrë nuk mund të kryente një akt vetëflijimi”.

Pak para se ajo të ndërronte jetë, ajo ka qenë tepër aktive në rrjetet sociale, ndërsa sipas mediave amerikane ajo kishte rreth 75 postime, përmes të cilave kishte komentuar çështjen McGonigal dhe kishte ngritur pretendime edhe për zyrtarë të tjerë federalë.

Të lidhura

None found

Në një prej postimeve, ajo shkruante shkurt: “FBI-ja është e keqe”.

Guerriero shprehte hapur pakënaqësinë e saj ndaj FBI-së, ndërsa në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqej duke ecur në rrugë dhe duke kërkuar që vëmendja publike të përqendrohej edhe te veprimtaria e zyrtarëve të tjerë të qeverisë amerikane.

Rasti ka rikthyer në vëmendje historinë e Charles McGonigal, ish-drejtorit të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork, i cili përfundoi në qendër të një prej skandaleve më të bujshme të viteve të fundit.

McGonigal, u dënua në Shtetet e Bashkuara për vepra penale që lidhen me marrëdhëniet e tij financiare me oligarkun rus Oleg Deripaska, ndërsa një tjetër çështje kishte të bënte me fshehjen e pagesave që kishte marrë nga ish-zyrtari shqiptar i inteligjencës.

Emri i Guerrieros, është përmendur gjatë hetimeve dhe raportimeve mbi aktivitetin e ish-partnerit të saj. Ajo kishte komunikuar me autoritetet amerikane dhe kishte dhënë informacione mbi veprimtarinë e McGonigal.

Në vitin 2019, sipas dokumenteve dhe raportimeve të mëparshme, Guerriero ishte marrë në pyetje nga FBI-ja lidhur me ish-partnerin e saj dhe aktivitetet e tij.

Rasti ka marrë vëmendje të veçantë edhe në Shqipëri, për shkak të kontakteve të McGonigal me kryeministrin Edi Rama.

Guerriero kishte folur publikisht për këto kontakte dhe kishte deklaruar se McGonigal, i kishte treguar se do të udhëtonte drejt Shqipërisë për t’u takuar me Ramën.

Ajo kishte pretenduar gjithashtu se mes tyre kishte një marrëdhënie miqësore dhe se ish-zyrtari amerikan kishte komunikuar me kryeministrin shqiptar.

Sipas çështjes penale amerikane, McGonigal kishte fshehur nga FBI-ja disa të dhëna lidhur me marrëdhëniet dhe pagesat e tij. Ai kishte qenë gjithashtu i përfshirë në diskutime për çështje që lidheshin me investimet ruse në sektorin shqiptar të naftës.

Edi Rama, ka mohuar çdo shkelje apo përfshirje në veprimtari të paligjshme lidhur me marrëdhënien e tij me McGonigal.

Ndërkohë, Guerriero kishte vazhduar të fliste publikisht për çështjen edhe pas përfundimit të proceseve gjyqësore ndaj ish-zyrtarit të FBI-së.

Në postimet e fundit në X, ajo kishte ngritur pretendime të tjera dhe kishte kërkuar që të hetoheshin edhe persona të tjerë që, sipas saj, kishin lidhje me autoritetet federale amerikane.

Megjithatë, rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende për t’u sqaruar. Sipas raportimeve, Guerriero u gjet e vdekur në banesën e saj në South Florida.

Fakti që ajo kishte qenë aktive në rrjetet sociale vetëm disa orë më parë ka tërhequr vëmendjen, por deri tani nuk ka të dhëna publike që të tregojnë se vdekja e saj lidhet me McGonigalin, çështjen shqiptare apo ndonjë person të përmendur prej saj.

Shkaku zyrtar i vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga autoritetet amerikane.


Shtuar 1.09.2026 10:09

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis giriş