Marcelo Lipi braktis konferencën për shtyp pas pyetjes për finalen e humbur të Champions (VIDEO)

Ish-tekniku i famshëm italian, Marcelo Lipi, ka marrë pjesë në një eveniment futbollistik të organizuar në Viarexho, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga gazetarët e pranishëm.

Në një moment ish-trajneri i Juventusit vihet përballë një pyetjeje lidhur me finale e Champions Ligës të humbur në kohërat kur ishte trajner i Juventusit, kundër skuadrës së Borusia Dortmund.

74-vjeçari zgjodhi të mos i përgjigjej, duke u larguar me një buzëqeshje në fytyrë.


Shtuar 12.04.2022 22:31