Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet e trajnerit

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke humbur lojtarë njëri pas tjetrit.

Emra si Strakosha, Manaj, Muçi apo Gripshi nuk u bënë dot pjesë e grumbullimit për dëmtime, ndërsa nga lista u tërhoq më pas Ismajli për shkak të problemeve fizike. Ndërkohë, ka dyshime të mëdha për pjesëmarrjen e Myrto Uzunit në ndeshjen e parë kundër Izraelit.

Të lidhura

None found

FSHF bëri të ditur se sulmuesi mungoi në stërvitjen e sotme për shkak të një viroze, pasi është preferuar që të lihet pushim.

Uzuni mendohej se do të ishte mes titullarëve për duelin ndaj Izraelit, por fakti që nuk është në formën më të mirë, me shumë mundësi e nxjerr jashtë planeve të teknikut për këtë duel, duke e detyruar italianin që të bëjë zgjedhje të tjera për repartin e avancuar.


Shtuar 2.06.2026 22:36

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahismadridbet girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşioslobetJojobet GirişpadişahbetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Girişnanohmtestholiganbet