Nga Rexhep Meidani te Namik Dokle e Ylli Bufi, PS vlerëson me medalje ari “Gardën e Vjetër” në 35-vjetorin e saj

Sot në Pallatin e Kongreseve, 35-vjetori i PS në Tiranë, ku u vlerësuan edhe figurat e shquara të ditëve të para të Partisë Socialiste.

Mes të vlerësuarve me medalje ari ishin figura si ish-presidenti, Rexhep Mejdani, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish kryetarë të PS në Tiranë, Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj si dhe ish deputetë e themelues të PS, Valentina Leskaj, Anastas Agjeli, Hamdi Jupe, Maqo Lakrori, Luan Shahollari dhe Saemira Pino.

Të lidhura

None found

Rexhep Meidani u vlerësua me medalje të artë, në detyrën e presidentit ai spikati dhe solli në politikë maturinë e akademikut, seriozitetin e shtetarit dhe besimin tek institucionet. Sot e nderojmë kontributin e tij të shquar në zhvillimin e demokracisë.

“Uroj që PS ta çojë Shqipërinë në modelet që kemi në vendet nordike, që edhe senatori i famshëm amerikan Bernie Sanders kërkon ta zhvillojë në Amerikë, dhe ne e dëshirojmë në Shqipëri”, tha ish presidenti Meidani.

Ethem Ruka, ish deputet i PS në 5 legjislatura dhe ish ministër mori medaljen e artë për kontributin e tij në themelimin e PS.

“Kjo sallë sot është shumë e bukur. Nuk e di sa emocione kemi ndarë në këtë sallë nga 1991 deri sot. Shumë faleminderit socialistëve të Tiranës që vlerësojnë figura të guximshme në vitet e vështira dhe ngritën këtë forcë politike progresiste që solli Shqipërinë këtu ku është sot”, tha ish deputeti i PS Ethem Ruka.

Namik Dokle, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS u vlerësua gjithashtu me medalje nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për kontributin e tij në fillimet e PS.

“Më duket një mbrëmje e mrekullueshme e socialistëve të gjithë Shqipërisë. 35 vite më parë në këtë sallë u themelua PS me një mision të qartë dhe me një ëndërr të madhe. Ne që filluam politikët në atë kohë, nuk kishim shkollë politike, por kishim idealizëm. Kam patur nderit të drejtoj grupin e parë të PS, një grup i jashtëzakonshme, ku kisha 9 profesorë nga të gjitha degët. Idealet mbeten, idetë ndryshojnë, transformohen dhe disa ndoshta edhe harrohen, por thelbi i PS mbetet përgjithmonë dhe ai thelb është te germat e saj, PS që do të thotë progres dhe solidaritet. Këtë medaljen e pashë dhe thashë sa e bukur, Blendi Klosi ma tregoi dhe i thashë nuk kishte si mos të ishte e bukur sepse ai që ka dizenjuar këtë medalje, ka dizenjuar edhe Shqipërinë, Edi Rana”, u shpreh kryetari i parë i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle.

Ylli Bufi, u vlerësua gjithashtu me medalje të artë si një figurë e rëndësishme e tranzicionit në Shqipëri sidomos për rolin e tij në stabilizimin institucional në vitin 91 dhe në proceset e para të reformave ekonomike si kryeministër.

“Unë besoj se çdo forcë politike mund të ngrihet në nivelin e misionit të saj politik nëse di të mbështete në përvojën e trashëguar. Sot unë dhe shokët e viteve të fillimit jemi krenar për rrugën e ndjekur dhe gjithçka që është arritur. Janë shumë gjëra për tu ndjerë krenar, por dua të veçoj faktin se shqiptarët e votuan PS që në momentin kur dalluan se mund të jetë një alternativë qeverisës e progresit të popullit, alternativë që e futi Shqipërinë në rrugën e zhvillimit të shpejtë dhe po e kurorëzon me objektivin historik, futjen në familjen europiane”, tha ish-kryeministri Ylli Bufi.

Valentina Leskaj deputete e PS për 4 legjislatura dhe ish-kryetare e grupit parlamentar të PS u vlerësua me medalje nga ministrja Adea Pirdeni, për modelin dinjitoz të gruas në politikë shqiptare.

“Ndjehem e nderuar të jem këtu me socialistët e Tiranës që i kanë dhënë tonin PS në gjitha Shqipërinë gjatë gjitha kohërave. PS është sot forca më e madhe dhe e fuqishme në Shqipëri, ka një mandat të fortë padyshim falë punës së socialistëve, por edhe falë shqiptarëve që nuk janë këtu, ama kontribuuan me votën e tyre”, tha ish kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj.

Besnik Baraj u vlerësua nga Fatmir Xhafaj me medalje të artë, për kontributin e tij si drejtues për vite të tëra i PS në Tiranë si dhe si deputet për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë.

“Jam i privilegjuar që jam pjesë e juaja, që kemi kaluar bashkë kaq shumë beteja. Është dashur shumë punë e mund që të realizohet ky realitet shqiptar i sotëm, që ka ardhur falë punës së pandalur të PS dhe lidershipit të saj”, tha ish drejtuesi i PS Tiranë, Besnik Baraj.

Hamdi Jupe u vlerësua me medalje nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe, një ndër themeluesit e PS, i angazhuar në një nga sektorët më të vështirë të tranzicionit, atë të medias.

“Në xhepin tim prej 35 vitesh qëndron tesera e PS e firmosur në vitin 91, nga kryetari legjendar Fatos Nano, ajo më dha numrin 52, që do të thotë se kam qenë anëtari i 52-të i partisë. Sot numrin 52 e shumëzon me 20 mijë. Ajo teser është bërë kartë e dytë identiteti për mua, e mbaj sepse është simbol lufte, shprese dhe fitoresh”, tha ish deputeti, Hamdi Jupe.

Anastas Anxheli medaljen e mori nga kolegu i tij në komisionin e Ekonomisë, Erion Braçe për kontributin e tij për ekonominë shqiptare.

“Kjo sallë edhe sot pas 35 vitesh rimerr forcë për të ecur përpara nga fitorja në fitore. 15 vitet e fundit me në krye Edi Ramën kemi patur një transformim të Shqipërisë, transformim i cili nuk do të ndalet deri në integrimin e vendit në BE”, tha akademiku Anastas Anxheli.

Me medalje të artë u vlerësua edhe Maqo Lakrori, për kontributin e tij si themelues i PS dhe si deputet i kuvendit në 3 legjislatura, kryesisht në fushën e arsimit të lartë.

“Mirënjohje për ata 10 mijë vajza e djem që para 35 vitesh arritën të themelojnë Partinë Socialiste. Forca e partisë sonë buron nga drejtësia e kauzës së saj, që është solidariteti, shteti social, integrimi me perëndimin e zhvilluar dhe kontributi për zgjidhjen e çështje kombëtare”, tha ish deputeti socialist, Maqo Lakrori.

Halil Lalaj, kryetari i parë i PS në Tiranë mori medaljen e artë nga deputetja socialiste Anila Denaj, për kontributin e tij në forcimin e organizimit politik dhe përfaqësimit të vlerave të PS.

“Mendoj që u ngopët me fjalime, ndaj po ju them vetëm faleminderit të gjitha socialistëve për këtë PS që kemi sot”, u shpreh ish kryetari i PS në Tiranë, Halil Lalaj.

Deputetja Iris Luarasi i dha medaljen e artë Musa Ulqinit, një ndër themeluesit e PS dhe deputet i PS për 7 legjislatura, për kontributin e tij në ditët më të vështira të PS.

“Jam rritur në PS. Kontributi më i madh i socialistëve të kryeqytetit krijuan një opozitë të re duke ndryshuar dhe duke u modernizuar. Sot sfida është të bëhemi pjesë e BE, me standarte, vizioni i Edi Ramës është garanci që bashkë me punën tuaj ta arrijmë këtë qëllim”, u shpreh deputeti i PS në 7 legjislatura, Musa Ulqini.

Luan Shahollari, themelues i PS, u vlerësua me medaljen e artë nga deputeti Igli Hasani për kontributin e tij në forcimin e administratës publike, menaxhimin finjanciar dhe transparencën e institucioneve.

“Drejtova PS në Tiranë në kohën 92-94, por sot nuk dua të zgjatem shumë, vetëm t’iu them Partisë Socialiste urime për atë që është sot”, tha ish drejtuesi i PS në Tiranë, Luan Shaullari.

Saemira Pino medaljen e mori nga ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, për kontributin e saj në organizimin e grave socialiste dhe rritjen e rolit të tyre në politikë.

“Do flas shkurt sepse Musai na e mori kohën. Por nuk rri pa thënë që jam shumë e gëzuar që shoh një sallë plot me vajza e gra të reja dhe them që e kam burimin te solidariteti mes brezave dhe progresin që bën PS gjithmonë”, u shpreh ish deputetja socialiste, Saemira Pino.


Shtuar 2.06.2026 22:12

Tags: ,
jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetmarsbahismarsbahis girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşiholiganbetCasibom GirişJojobet GirişcasibomCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Girişnanohmtest