Manchester City regjistroi një fitore të rëndësishme ndaj Liverpoolit, duke vijuar serinë pa humbje në Ligën Premier.
“Qytetarët” triumfuan 0-3 në një ndeshje ku Liverpooli luajti me dhjetë futbollistë, pasi Ryan Gravenberch u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Të lidhura
None found
Skuadra vendase e nisi takimin më mirë dhe iu afrua golit përmes talentit uellsian Lewis Koumas, por Donnarumma reagoi me një pritje të shkëlqyer për ta mbajtur portën të paprekur.
Manchester City më pas mori iniciativën dhe krijoi rrezik me Haaland e Semenyo, ndërsa mbrojtja e Liverpoolit arriti t’i neutralizonte këto aksione.
Gjithçka u bë edhe më e vështirë për Liverpoolin në minutën e 62-të, kur Ryan Gravenberch pa kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.
City shfrytëzoi menjëherë avantazhin e lojtarit më shumë. Në minutën e 65-të, Haaland përfitoi nga një top i kthyer dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Vetëm tre minuta më vonë, Jeremy Doku realizoi një gol të bukur, duke e çuar rezultatin në 0-2.
Ryan Cherki vendosi vulën përfundimtare të fitores në minutën e 78-të, pas asistimit të saktë nga Gvardiol.
Pas këtij suksesi, Manchester City mbetet lider i vetëm me 18 pikë, ndërsa Liverpooli zbret në vendin e nëntë me nëntë pikë.





