Manaj i papërmbajtshëm, shënon një tjetër gol në Turqi (VIDEO)

Rei Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me fanellën e Sivaspor në duelin ndaj Trabzonspor.

26-vjeçari shqiptar dyfishoi shifrat në minutën e 21-të, duke goditur saktë me kokë.


Ky ishte goli i tretë në kampionat me fanellën e Sivaspor për lushnjarin, i cili dalëngadalë ka filluar të shndërrohet në protagonist te skuadra turke.

Ndeshja e 11-të me fanellën e bardhekuqe për Manajn, që duket se po fiton besimin e plotë të trajnerit, i cili e shikon tashmë si titullar shqiptarin.


Shtuar 27.11.2023 18:59

Tags: , , ,