Lukaku mohon zërat për largim nga Interi: Dua vetëm të fitoj

Romelu Lukaku po e tregon edhe në këtë Europian se është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Kjo e bën që belgu të jetë nën shënjestrën e disa klubeve më të mëdha europiane, si në rastin e Manchester City.

Mirëpo, vetë lojtari nëpërmjet një bashkëbisedimi me fansat në rrjetet sociale thekson se është i lumtur te Inter. I pyetur për ndeshjen e radhës të Belgjikës dhe Portugalisë, nëse do të ketë një duel mes tij dhe Ronaldos, ai shprehet se arritjet personale nuk i interesojnë, mjafton të fitojë ndeshjen.

A ke dëshirë të transferohesh te City? “Jam i lumtur te Inter”, përgjigjet prerazi Lukaku. Përballja me Portugalinë dhe Ronaldon- “Unë dua vetëm të fitoj ekipi im, nuk më interesojnë aspak çmimet individuale. Unë punoj për të arritur tituj me ekipin”, thekson Lukaku.


Shtuar 24.06.2021 10:49