Lukaku: Jam i lumtur për golin e shënuar dje

Romelu Lukaku iu rikthye golit ditën e djeshme ndaj Aston Villa-s në Premier League.

Goli nuk kishte ardhur që prej shtatorit  dhe falë tij Chelsea mposhti Aston Villan me rezultatin 1-3.

Ish-sulmuesi i Inter-it bëri një paraqitje shumë të mirë ndeshjen e djeshme dhe për këtë gjë ai shprehet i kënaqur.

“Më duhej një paraqitje si kjo. Trajneri ka arsyet e tij, por unë vazhdova të punoj shumë dhe përveç fitores, ishte dhe e rëndësishme për veten time pasi realizova dhe një ndeshje të mirë”, kështu u shprehu Lukaku pas ndeshjes me Aston Villa./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.12.2021 10:42