Luis Suarez e zyrtarizon, “El Pistolero” rikthehet në ish-klubin e tij

Luis Suarez është rikthyer në shtëpi pas 2 sezonesh me Atletico Madrid.

“El Pistolero” ka bërë të ditur në rrejtin e tij social klubin e ri në të cilin ai është transferuar zyrtarisht.

“Tani po, zyrtarisht! Një krenari të kthehem të vesh fanellën time në Nacional.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, shihemi së shpejti.”

35-vjeçari u rrit në futboll në Rey de Copas, me të cilin bëri debutimin e tij si futbollist profesionist, përpara se të transferohej në Groningen të Holandës në vitin 2006 dhe të fillonte një karrierë të shkëlqyer në Evropë si me Liverpool dhe Barcelona./h.ll/albeu.com


Shtuar 27.07.2022 22:22