Sot në mëngjes e përditshmja spanjoll e sportit ‘MARCA’ ka shkruar se Kylian Mbappe do të njoftojë largimin nga Parisi në shkurt.
Mbappe është i lidhur për një lëvizje te skuadra e Real Madridit, pasi madrilenët tashmë dihet se francezin e kanë synim që një kohë të gjatë, shkruan Sinjali.
Por edhe trajneri i Paris SG, Luis Enrique e ka pranuar se Mbappe do të vendos së shpejti për vendimin e tij.
“Kylian nuk më ka thënë asgjë deri tani”, tha ai.
Sulmuesi francez do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të kaluar te Reali për të fituar edhe tituj individual.
?? Luis Enrique on Kylian Mbappé to decide his future soon: “Kylian didn’t tell me anything so far”. pic.twitter.com/0UizJxq3Fj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2024