Ecuria me fitore e Liverpool vazhdon edhe në një Boxing Day pa rezultate për skuadrat e mëdha, ata janë përpara të gjithë ndjekësve të tyre: një rikthim 3-1 kundër Leicester. Në mjegullën e Anfield, ‘Foxes’ çuditërisht shënuan të parët, me Ayeë që në minutën e 6-të.
Megjithatë, vendasit arritën të vendosin barazpeshën në fundin e pjesës së parë me Gakpo dhe të sigurojnë një fitore komode me golat e Jones 49’ dhe Salah 82’. ‘Reds’ e mbyllin vitin në vend të parë me 42 pikë.
Manchester United, kriza vazhdon. Largohet nga Boxing Day me një humbje 2-0 në fushën e Ëolverhampton. Gjatë pjesës së parë të lojës, Djajtë e Kuq u përpoqën të imponojnë ritmin e tyre në ndeshje, por kishte pak hapësirë. Gjërat ndryshuan në mënyrë drastike në pjesën e dytë.
Në minutën e 47-të, pas kthimit në fushë, Bruno Fernandes mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Vendasit e shfrytëzuan këtë moment dhe fillimisht shënuan me Cunha 58’ e në fund dyfishuan me Hee-Chan Hëang 99’.
Manchester United mbetet i mbërthyer në 22 pikë, në vendin e 14-të. Tri pikë me peshë për Wolverhampton, tani me 15 pikë dhe pak mbi zonën e rënies.