Liverpool – Milan, Michael Owen parashikon rezultatin

Liverpool pret ditën e sotme në “Anfield” Milanin për ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Dy nga skuarat që kanë fituar më së shumti këtë kompeticion, plot 13 herë, rikthehen të luajnë pas shumë vitesh.

Dy herët e kaluara Liverpooli dhe Milani janë takuar vetëm në finale, me dy skuadrat që kanë fituar nga një herë.

Michael Owen ka thënë se Reds do të fitojnë në këtë sfidë me rezultat 2-0.

Anfield pret Liverpoolin kundër Milanit në Grupin B. Ky është grupi më i vështirë për t’u parashikuar me katër skuadrat e përfshira që kanë luajtur në 25 finale të Kupës Evropiane mes tyre. Nëse Liverpooli do të kalojë në fazën e eliminimit është thelbësore që ata të kenë një fillim të mirë dhe unë dua që ata ta bëjnë këtë me një fitore 2-0“, ka thënë legjenda e Liverpoolit.

Ndeshja në mes të Liverpoolit dhe Milanit luhet nga ora 21:00


Shtuar 15.09.2021 14:55