LISTA/ 10 president më të pasur në në futboll

Pasi Newcastle United iu shit zyrtarisht Princit Saudit Mohammed bin Salman, “Magpies” u bë klubi me pronarët më të pasur në botën e futbollit.

Fondi saudit i investimeve publike, i kryesuar nga Mohammed bin Salman, vlen 320 miliardë paund, më shumë se pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i cili peshon 230 miliardë paund, ndërsa Sheik Mansour, presidenti Manchester City, ka “vetëm” 23 miliardë paund.

Sidoqoftë, midis sheikëve të pasur ka edhe disa manjatë të tjerë që janë në krye të futbollit. Dietrich Mateschitz ( Leipzig dhe Salzburg), Anadrea Agnelli (Juventus) dhe Roman Abramovich (Chelsea) janë në mesin e listës së pronarëve më të pasur .

Lista e 10 pronarëve më të pasur të klubeve të futbollit:

1. Fondi Saudit për Investime Publike – Newcastle United (320 miliardë)

2. Fondi i Investimeve në Katar – PSG (220 miliardë)

3. Sheikh Mansour – Manchester City (23 miliardë)

4. Dietrich Mateschitz –  Leipzig dhe Salzburg (15.7 miliardë)

5. Andrea Agnelli – Juventus (14 miliardë)

6. Roman Abramovich – Chelsea (10.5 miliardë)

7. Philip Anschutz – LA Galaxy (8.1 miliardë)

8. Stan Kroenke – Arsenal (6.8 miliardë)

9/ Zhang Jindong – Inter (6.2 miliardë)

10. Guo Guangchang – Wolves (5.2 miliardë)


Shtuar 8.10.2021 18:39