Lewandowski ‘bombardon’ portën e Real Madridit

Barcelona e ka ngushtuar epërsinë e Real Madridin në 2-1 në finalen e Superkupës së Spanjës.

Los Blancos shënuan në minutën e shtatë dhe dhjetë me anë të Vinicius Junior, ndërsa tani erdhi reagimi i katalunasëve.

Ishte Robert Lewandowski, ai që shënoi për 2-1 në minutën e 33-të,pas një tollovie në zonën e Real Madridit.

Kjo finale po dhuron spektakël, derisa janë shënuar tri gola deri më tani dhe jemi vetëm në pjesën e parë. /Telegrafi/


Shtuar 14.01.2024 20:39