Leorat Bega zyrtarizohet te Hellas Verona

Mesfushori Leorat Bega është zyrtarisht lojtar i ri i klubit italian Hellas Verona.

Konfirmimi për transferimin e tij erdhi përmes një njoftimi zyrtar nga Verona, ekip ku Bega do të synojë të japë kontributin e tij në përpjekjen për rikthim në Serie A.

Të lidhura

None found

Futbollisti ka firmosur një marrëveshje trevjeçare, pasi iu bashkua klubit si lojtar i lirë, meqë kontrata e tij me skuadrën zvicerane Stade Nyonnais përfundoi gjatë verës.

“Hellas Verona është e lumtur të afrojë mesfushorin Leorat Bega. Lojtari, kontrata e të cilit me ekipin Stade Nyonnais po skadonte, ka nënshkruar deri më 30 qershor 2029”, thuhet në komunikatë.

I lindur në vitin 2003, Bega konsiderohet një lojtar me vlera të mëdha, ndërsa në edicionin e kaluar ai regjistroi 56 paraqitje, duke realizuar pesë gola dhe tri asistime.

Së fundmi, ai ka qenë pjesë e Zvicrës U19, çka nënkupton se në një të ardhme të afërt gëzon të drejtën të luajë për Kosovën.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet giriş