Lëndimi serioz i kushton shtrenjtë Gjermanisë, Schlotterbeck mbetet jashtë Botërorit

Gjermania dhe Borussia Dortmundi janë përballur me një goditje të rëndë, pasi qendërmbrojtësi Nico Schlotterbeck pritet të mungojë deri në dy muaj si pasojë e një dëmtimi të rëndë në kyçin e këmbës.

“Sky Sport” raporton se kontrollet me rezonancë magnetike kanë vërtetuar se mbrojtësi ka pësuar këputje të ligamentit në nyjën e kyçit të këmbës.

Të lidhura

None found

26-vjeçari u dëmtua në pjesën e parë të triumfit 2-1 të Gjermanisë kundër Bregut të Fildishtë, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

Ai nuk mundi ta vazhdonte takimin dhe u zëvendësua gjatë pushimit mes dy pjesëve.

Mungesa e Schlotterbeckut përbën një humbje të madhe për Gjermaninë në vazhdim të Botërorit, duke qenë se ai ka qenë një prej figurave kyçe në qendrën e mbrojtjes.

Ky lëndim krijon telashe edhe për Borussia Dortmundin, që do të duhet të bëjë pa njërin nga emrat më të rëndësishëm të repartit defensiv gjatë fazës përgatitore dhe në nisje të sezonit të ri.

Ekipi mjekësor do ta ndjekë nga afër procesin e rikuperimit të Schlotterbeckut, ndërsa për momentin parashikimet flasin për një mungesë prej rreth tetë javësh./


matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet