Lautaro konfirmon interesimin e Barcelonës: Zgjodha të vazhdoj te Interi

Lautaro Martínez ka rrëfyer për herë të parë detaje rreth interesimit të Barcelonës dhe mundësisë që ai të transferohej te klubi katalanas gjatë afatit kalimtar të verës.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për Sky Italia, gjatë ceremonisë “Gran Gala del Calcio”, kapiteni i Interit pranoi se zërat për një lëvizje të mundshme ishin të bazuar në të vërtetë. Megjithatë, ai nënvizoi se synimi i tij ishte të qëndronte në “San Siro”.

“Kur marr oferta dhe telefonata të tilla, ndihem gjithmonë i kënaqur, sepse kjo tregon se po bën një punë të mirë për të qëndruar në nivelet më të larta. Thashethemet ishin të vërteta, por unë i kam shumë të qarta idetë dhe objektivat e mi”, deklaroi Lautaro.

Sulmuesi argjentinas sqaroi se nuk e kishte menduar largimin nga skuadra zikaltër.

“Dëshira ime ishte të qëndroja këtu, me shokët e ekipit dhe përpara kësaj baze tifozësh të mrekullueshme. Do të qëndroja përgjithmonë dhe, për sa kohë që ata më duan, do të jem këtu”, shtoi ai.

Kapiteni foli gjithashtu për raportin e fortë që e lidh me Interin.

“Interi për mua do të thotë gjithçka: krenari, lumturi dhe dëshirë për të vazhduar përpara. Kam vendosur të qëndroj sërish këtu dhe synoj të arrij gjëra të mëdha me Interin”, u shpreh ai.

Interesimi i Barcelonës për Lautaron u intensifikua pas pasigurisë që rrethonte transferimin e Julián Álvarez, por në përfundim futbollisti argjentinas zgjodhi të vijonte qëndrimin në Milano.

Pavarësisht vëmendjes së një prej klubeve më të mëdha të Evropës, Lautaro vendosi të vazhdojë aventurën me Interin, ku është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe mban edhe shiritin e kapitenit.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetmarsbahisjojobetCasibomMarsbahis