Marshimi i zhvilluar sot është ndalur pranë Bllokut të Sigurisë, ku protestuesit kanë shprehur mbështetjen për personat e arrestuar një natë më parë gjatë protestës përpara Kryeministrisë, e cila u shoqërua me tensione.
“Nuk jeni vetëm” dhe “arrestoni Ramën” ishin disa nga thirrjet e përsëritura nga protestuesit, të cilët kërkuan lirimin e të ndaluarve.
Të lidhura
None found
Protestat e qytetarëve vijojnë prej 95 ditësh, ndërsa kërkesa e tyre mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.
