Largohet trajneri i parë në Superiore

Për shkak të rezultateve të dobëta në 3 ndeshjet e luajtura deri tani, Teuta ka vendosur të ndërpresë kontratën me Renato Arapin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetën klubi durrsak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë shkëputur marrëveshjen mes tyre.

Të lidhura

None found

“Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Renato Arapi kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen”, shkruan Teuta në rrjetet sociale.

Kujtojmë se djemtë e detit kanë 2 pikë në 3 ndeshje të luajtura, larg pritshmërive të drejtuesve. Teuta ka barazuar me Erzenin dhe Bylisin , ndërsa është mposhtur nga Laçi në sfidën e parë të kampionatit.

Teuta ndërpret kontratën me Renato Arapin